Category: Uncategorized

  • Skandali s*ksual i Safet Gjicit, Karamuço zbardh detaje të reja: Çanta është pozicionuar në atë pamje…

    Skandali s*ksual i Safet Gjicit, Karamuço zbardh detaje të reja: Çanta është pozicionuar në atë pamje…

    Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e sotme videon e skandalit, ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij.

    Ai tha në “Zonë e Lirë” se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin.

    Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

    Karamuço: Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

    Është vendsosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

    Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Podseduesja e cantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të klërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar.

  • Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë. Gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe goditi dy të tjerat. Tre në spital

    Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë. Gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe goditi dy të tjerat. Tre në spital

    Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë.

    Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në qytetin e vjetër, Bulqizë.

    S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.

    Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

    Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, qindra besimtarë pritet të kalojnë natën në vendin e shenjtë

    Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, qindra besimtarë pritet të kalojnë natën në vendin e shenjtë

    Çdo vit, 13 qershori është kulmi i pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, që njihet prej viteh si një vend i shenjtë.

    Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria madje edhe nga diaspora e vizitojnë këtë vend, kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta që nisin prej muajit Mars dhe kulmojnë me 13 Qershor.

    Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të parë nga fratet françeskane. Ajo u shkatërrua në vitin 1971 nga ish sistemi i asaj kohe për t’u rindërtuar në vitin 1990. Kisha e Shna Ndout, e quajtur vendi që bën mrekulli ndodhet e veçuar në majë të malit ku pelegrinëve u duhet të përshkrojnë kilometra të tera dhe të ngjisin shkallë për të arritur në majë.

    Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet me 13 të martat lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur edhe Kisha e Shna Ndout./abcnews.al

  • Çfarë ndodhi në Tiranë!? I riu i mbuluar në gjak rri në trotuar

    Çfarë ndodhi në Tiranë!? I riu i mbuluar në gjak rri në trotuar

    Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit, Tiranë.

    Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë. Të dy janë transportuar në spital, bashkë me gruan shtatzënë tē njërit prej tyre që ka qenë e pranishme në momentin e sherrit.

    Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

    Njoftimi i policisë Tiranë

    Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Pallati ku banonte u shpall i pabanueshëm nga tërmeti, flet njeriu që ‘fundosi’ Vangjush Dakon

    Pallati ku banonte u shpall i pabanueshëm nga tërmeti, flet njeriu që ‘fundosi’ Vangjush Dakon

    Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm.

    Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë.

    Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

  • Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

    Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

    Paraprakisht dyshohet se çifti kishte konflikte për motive xhelozie, pasi autori dyshonte të gruaja e tij për tradhti.

  • Studimi i ri: Këto janë llojet e ilaçeve që rrisin me 55% shanset për vdekje

    Studimi i ri: Këto janë llojet e ilaçeve që rrisin me 55% shanset për vdekje

    Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500 mijë persona, mbi lidhjen e kohëzgjatjes së gjumit dhe përdorimit të pilulave të gjumit dhe me vdekshmërinë.

    Vëzhgimi i publikuar në “Sleep Health” ka treguar disa rezultate mjaft të habitshme, me 8.9% të pjesëmarrësve që morën pilula gjumi në fillim të studimit të cilët vdiqën gjatë periudhës së ndjekjes (rreth 10 vjet), krahasuar me 3.4% me ata që nuk merrnin pilula.

    Përdoruesit e ilaçeve të gjumit mund të jetojnë 5 vjet më pak dhe kanë një risk vdekshmërie më të lartë. Konkretisht ata kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë në krahasim më ata që nuk i përdorin.

    Kërkuesit kryen analiza të rregulluara (duke përshtatur moshën, gjininë, historinë mjekësore etj.), dhe gjithmonë e më shumë janë të bindur se ka një rritje të vdekshmërisë tek ata që marrin pilula gjumi…Është e vështirë të jepet një numër i përgjithshëm, pasi ata nuk kanë kryer një analizë globale duke krahasuar të gjithë “marrësit e pilulave të gjumit” me “ata që nuk kanë marrë”.

    Dyfishimi i rasteve të vdekshmërisë rezultoi më i lartë nga krahasimi i atyre që merrnin pilula dhe flinin mbi 8 orë, me ata që nuk merrnin pilula dhe flinin 6-8 orë. Rezultoi se 3.5% e pjesëmarrësve vdiqën gjatë studimit dhe të dhënat e tyre nuk u morën deri në fund.

  • Përplasen dy trena në këtë vend/ Të paktën 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

    Përplasen dy trena në këtë vend/ Të paktën 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

    Të paktën 50 njerëz u vranë dhe 300 u shtruan në spital në Indi pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Balasore të Odishës të premten sipas asaj që raportojnë mediat e huaja.

    Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vend dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po u jepet të prekurve, tha kryeministri i Indisë Narendra Modi në një postim në Tëitter të premten.

    “Nuk mund të komentoj detajet tani dhe shifrat e viktimave.

    Isha në Delhi dhe po nxitoja për në vendin e aksidentit,” i tha Reuters Archana Joshi, menaxhere e përgjithshme për Hekurudhat e Jugut.