Category: Uncategorized

  • Përplasen dy trena në këtë vend/ Të paktën 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

    Përplasen dy trena në këtë vend/ Të paktën 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

    Të paktën 50 njerëz u vranë dhe 300 u shtruan në spital në Indi pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Balasore të Odishës të premten sipas asaj që raportojnë mediat e huaja.

    Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vend dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po u jepet të prekurve, tha kryeministri i Indisë Narendra Modi në një postim në Tëitter të premten.

    “Nuk mund të komentoj detajet tani dhe shifrat e viktimave.

    Isha në Delhi dhe po nxitoja për në vendin e aksidentit,” i tha Reuters Archana Joshi, menaxhere e përgjithshme për Hekurudhat e Jugut.