Category: Uncategorized

  • Fle mes lotësh babai i Martin Canit: Na mbante ne gjallë, flinte me topin e kishte qejf të bëhej si Cristiano Ronaldo

    Fle mes lotësh babai i Martin Canit: Na mbante ne gjallë, flinte me topin e kishte qejf të bëhej si Cristiano Ronaldo

    Babai i Martin Canit, Ëngjëll Cani ka dhënë një intervistë televizive ku ai ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta.

    Ai deklaroi se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.

    “Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Më thirrën pas gjysmë ore me shpresë se do të kishte vetëm një plagë thike, kurse moshatari i vet gjashtë thika. Por, pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë!

    Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha Cani.

    I pyetur për autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh atë dhe se familjarët e tij nuk e kanë ngushëlluar dhe as kanë kërkuar falje.

    “Unë as nuk e njoh, as i kam mësuar emrin as nuk e di kush është, ku është dhe cili është, nuk kam asnjë lloj ideje. Të jem i sinqertë nuk kanë ardhur, asnjë lloj ngushëllimi, asnjëlloj falje, asnjë informacion nuk kam. Ndoshta nuk kanë kurajo, mund të ndihen fajtorë. Nuk besoj se ka njeri që do që djali i tyre të bëhet kriminel

    Çdo prind nuk e do djalin ta ketë kriminel. Ata kanë qenë moshatarë, fajësoj dorën që e vrau. Kë të fajësos? Ajo dorë i mori jetën djalit tim, ëndrrat. Nuk dua ta kthej politike, unë i përkas thjeshtësisë dhe paqes, erdha të ndërtoj shtëpi dhe familje, erdha me mall për atdheun, të jetoj këtu. Më lindën dy cuna, dy yje, njërin ma mori Zoti, më mori zemrën”, tha Cani.

    Babai i 14 vjeçarit të ndjerë u ndal edhe te siguria në shkolla dhe protesta e zhvilluar ditën e sotme për të birin. Ai deklaroi se nëse kjo tragjedi do të kishte ndodhur në një vend tjetër, jo vetëm që do të dorëhiqej ministri, por do të rrëzohej Qeveria.

    “Nëntë vjet ka qenë në atë shkollë. Unë jetoja në Londër, e drejta e klientëve që punoja, ishte një e drejtë që ta shihje klientin deri 500 metra të mos i ndodhte dicka, jo më nëpër shkolla. Aty në derë të shkollës të ndodhë kjo, është e habitshme, e trishtë, më duket ëndërr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj.

    Nuk kam patur informacion sepse po të dija unë do shkoja në shkollë. Martini bënte shaka, edhe mbledhje kur kanë bërë, më thoshin Martini na mban gjallë. Nuk kisha shqetësime.

    Nuk dua ta nxjerr pjesën politike, por cdo prind duhet të ndjejë një ndjesi për një djalë që ka humbur jetën. Po të kishte ndodhur në një vend të botës, jo të dorëhiqej ministri, por do të ishte ndryshuar qeveria. Edhe në Greqi, gjëra të tilla cfarë bëhet. Falenderoj të gjithë shqiptarët. Nuk dua t’i futem politikës, kam kontakte me të gjithë njerëzit, unë dua që djali im të prehet në paqe sic i takon.

    Me policinë asnjë komunikim nuk kam patur sepse unë jam shumë i tronditur. Edhe sot që po flas dridhem i tëri, nuk e kisha kurajon, dua të gjej guximin dhe të falenderoj popullin shqiptar, prindërit, ata miq që më kanë repspektuar, kanë ngrënë nga një lugë të vogël helmi që unë po ha dhe po helmohem dita ditës”, tha babai i 14 vjeçarit.

    Ëngjëll Cani rrëfeu edhe takimin e fundit me të birin.

    “Luajti një ndeshje me Kavajën, më tha luajta shumë mirë, do të bëhem futbollist me Kombëtaren. Më tha do të më marrë xhaxhi me vete sepse e kemi gjysmën e familjes në Amerikë. Xhaxhai i ushqente që do të marr në Amerikë për shkollë. Këto ëndrra kishte ai djalë. Ai flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Cristiano Ronaldo se luante si sulmues i majtë, pastaj kaloi mbrojtës i majtë dhe thoshte do bëhem si Mario Mitaj, jam më mirë mbrojtës se kontroll lojën, ekipin, iu bërtas.”, tha Cani.

  • Tensione në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, miqtë e Martin Canit mesazh kërcënues: Do t’ju shuajmë

    Tensione në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, miqtë e Martin Canit mesazh kërcënues: Do t’ju shuajmë

    Situatë e tensionuar raportohet të jetë krijuar në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pas ngjarjes së rëndë dhe reagimeve.

    Burime bëjnë me dije se një nxënës i klasës së të ndjerit Martin Cani, u ka dërguar atyre një mesazh (sms) kërcënuese ku shkruhej “do t’ju shuajmë si klasë!”.

    Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se në klasën e autorit Mario Perlleshaj është zhvilluar këtë pasdite një mbledhje me prindër ku tensioni ka mbizotëruar.

    Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

    Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Turisti 28-vjeçar u zhduk mes Valbonës dhe Thethit, vëllai niset nga Australia për ta gjetur

    Turisti 28-vjeçar u zhduk mes Valbonës dhe Thethit, vëllai niset nga Australia për ta gjetur

    Vijon të jetë enigmë fati i turistit Australian Cameron Twiss, i cili u zhduk 5 javë e gjysmë më parë në Alpet shqiptare teksa bënte ecje në një prej zonave më turistike.

    28-vjeçari nga Adelaide i kishte lënë të gjitha gjërat personale në hostelin ku qëndronte në Shkodër dhe ishte nisur për të kaluar për në Theth.

    Autoritetet shqiptare kanë organizuar disa operacione për kërkimin e tij, por pa rezultat. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe vëllai Cameron nga Australia, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

    Udhëtari profesionist, mëngjesin e 13 tetorit kishte dalë nga hoteli për të ndërmarrë rrugën që lidh Valbonën me Thethin dhe nga ai moment nuk dihet gjë për fatin e tij.

    Udhëtimi 10 orësh përfshin një distancë prej 17 km në një zonë malore, ku prania e një guide lokale është e rekomandueshme, por 28 vjeçari zgjodhi ta bëjë vetë.

    Në kërkim të tij u angazhua dhe një ekip nga Kosova, si dhe dronë, ndërkohë që më 2 nëntor operacionet u ndërprenë.

  • “Nuk duam hakmarrje”, mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit, nëna: Thoshte se do bëhej futbollist

    “Nuk duam hakmarrje”, mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit, nëna: Thoshte se do bëhej futbollist

    Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

    Gazetarja e Top Channel ka biseduar sot me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik!

    “Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

    “Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.

    Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.

    “Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

  • Kaos në aeroport/ Vonesa dhe anulim fluturimesh, ja arsyeja e fortë

    Kaos në aeroport/ Vonesa dhe anulim fluturimesh, ja arsyeja e fortë

    Një stuhi bore ka goditur Francën, duke shkaktuar vonesa në fluturimet nga aeroporti Charles de Gaulle (Sharl dë Gol).

    Autoritetet u kërkuan kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre, pasi stuhia rezultoi më e rëndë nga ç’ishte parashikuar.

    Vonesat i kaluan mesatarisht një orë për 71 fluturime që u ndikuan.

    Në aeroportin e Nantes pati gjithashtu vonesa për 3 fluturime dhe në aeroportin tjetër të Parisit, Orly (Orli).

  • Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin

    Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin

    Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës, e cila në muajin prill dënoi me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili më 29 gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në Lezhë.

    Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët sapo ishin kthyer nga Italia. Ai ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

    Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje Pjetri ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 gusht 2022 në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë Besnik Pjetri ra në pranga vetëm në muajin dhjetor të 2023.

  • “E cuam djalin në shkollë, na e therën”, protestuesit: Manastirliu të dorëhiqet, afat deri të hënën!

    “E cuam djalin në shkollë, na e therën”, protestuesit: Manastirliu të dorëhiqet, afat deri të hënën!

    Tirane – Prinder, nxenes dhe aktiviste te mbledhur ne proteste diten e sotme ne Tirane per vrasjen e 14 vjecarit Martin Cani, kerkuar doreheqjen e ministres se Arsimit Ogerta Manastirliu, duke vendosur si afat per largimin e saj nga detyra diten e hene.

    Tri ditë më parë Martin Cani, vetëm 14 vjeç nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ u vra me thikë nga një nxënës i kësaj shkolle vetëm pak metra larg institucionit arsimor.

    Femijet kishin pasur nje konflikt pak dite para ngjarjes se rende, por shkolla dhe policia, pretendojne se mosmarreveshja ishte sqaruar dhe dy nxenesit ishin pajtuar, ne nje kohe, qe ne fakt, ata u prplasen brutalisht me te dale nga shkolla.

    “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’, ishte nje nga pankartat e dites se sotme ne proteste.

    Marshimi nisi nga shkolla ‘Fan Noli’ pjesë e të cilit ishin të dy 14 vjeçarët, viktima dhe autori i ngjarjes se rende.

    Me foton e Martin Canit në dorë, protestës për të ngritur zërin iu bashkuan edhe shokët e shoqet e klasës.

    “E kisha shok klase, ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën (dita kur ndodhi vrasja)” tregon një nxënës.

    Shokët e shoqet e klasës së Martinit janë ende të shokuar ndërsa ne protestë si nuk i mbajnë dot lotët.

    “Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë.

    Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam, një motër të vogël në shkollë. emi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën.” tregoi shoqja e klasës.

    Prindërit e Martinit kishin një mesazh që u lexua në protestën para ministrisë së Arsimit.

    “Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”- shkruanin nena dhe babai i 14 vjecarit.

    Tezja e Martinit kërkoi “Drejtësi! “E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë. E çuam në shkollë dhe e therën”

    Gjate protestes tek Ministria e Arsimit thirrjet e prindërve dhe të rinjve për ‘Dorëheqje!’ dhe ‘Ik’ u përsëritën disa herë.

    “Jep dorëheqjen. Është njerëzore të japësh dorëheqjen. Nuk je për atë punë. Për çfarë e do karrigen. Nëse paratë nuk shkojnë tek shkolla dhe fëmijët asgjë nuk është e sigurtë’ thirri me mikrofon Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare, citon shqiptarja.

    “Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar e më lën të dyshoj që oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, ministria e arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet’ tha një protestuese.

    14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, tashmë i arrestuar nga policia.

    “Shteti të marrë përgjegjësinë për atë që nuk mundi të ndalte. Ku ishte ambulanca, ku ishte policia? Po të merren masa dhe për rrjetet sociale. Unë jam mësuese vetë, jam dakord që raportimi i çdo konflikti duhet të përrcillet tek prindërit’ tha një mësuese pjesë e marshimit.

    Ne pankarta të tjera ne proteste shkruhej ‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim” ‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten” “Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën.

  • Vrasja e Martin Canit/ Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit: Do të ofrohet ndërmjetësim për familjet e viktimës dhe autorit

    Vrasja e Martin Canit/ Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit: Do të ofrohet ndërmjetësim për familjet e viktimës dhe autorit

    Drita Avdyli, kryetare e Dhomës së Ndërmjetësimit ishte e ftuar në “Breaking” në Top News, ku foli për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani ditën e hënë.

    Ajo u shpreh se situata është sensitive, ndërsa ofroi ndërmjetësim mes dy familjeve, por në momentin e duhur.

    Ndër të tjera ajo tha se ndërmjetësimi do të ofrohet edhe për shokët e viktimës e autorit, për të shmangur kështu një tjetër konflikt të mundshëm.

    “Vetëgjyqësia ka lindur nga mosfunksionimi të procese gjyqësore. Në botë dhe në Shqipëri për të gjetur zgjedhje ka qene vetëgjyqësimi. Ky i mitur do dënohet sipas Kodit Penal për të miturit. Ndërmjetësimi mund të arrijë në shuarjen e pasojave të konfliktit. Në këto raste sugjerohet ndërmjetësimi. Ne do të vetë ofrohemi, por ky nuk është momenti i duhur. Do gjejmë momentin për të bërë ndërmjetësimin mes dy familjeve, por edhe shokëve.

    Unë do i drejtohem edhe ministrit të Drejtësisë. Në botën përtej Shqipërisë, në BE, janë futur ndërmjetësit që bëjnë të mundur shuarjen e konflikteve. Ky ishte një rast fatal. Në shkolla kemi grindje pothuajse përditë. Në këto raste duhen këshillime nga e psikologëve.”, u shpreh ndër të tjera Avdyli.

  • EMRI/ I arrestuar për ngacmim se*sual dhe kërcënim me jetë, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

    EMRI/ I arrestuar për ngacmim se*sual dhe kërcënim me jetë, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

    Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, i cili është arrestuar gjatë muajit gusht.

    62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    “Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.

    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Mjeku bëri mrekulli më fëmijën e dytë:“Mund të kishte ndërruar jetë edhe Luisi”

    Mjeku bëri mrekulli më fëmijën e dytë:“Mund të kishte ndërruar jetë edhe Luisi”

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me ngjarjen të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku sherri mes të miturve përfundoi në një tragjedi.

    I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se nga kjo ngjarje mund të kishte dy viktima. Sipas tij edhe shoku i Martin Canit, Luis Meçja do të kishte ndërruar jetë jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.
    “Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.