Me makinë të bardhë, momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në polici (Video)

by donaldi

Është publikuar momenti ku Habib Rexha vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Rexha është autori i vrasjes së Arian Gosës dy ditë më parë në Kavajë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.

Advertisements

Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit.

Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.

Advertisements

You may also like