-
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë
Një 33-vjeçar është plagosur sot me mjet prerës në fshatin Hoshtimë të Vlorës. I plagosuri i identifikuar si Blerim Rrapaj është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Burime nga policia konfirmojnë se ky incident ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.