-
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kamëz. Policia thotë se ai mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në bulevardin “Nënë Tereza” të Kamzës. “Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
-
Përleshje në varrezat e Durrësit, plagosen dy persona
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit dy ditë më parë. Policia e qytetit njoftoi sot se pas një përleshjeje mes tre personave me lidhje familjare mes tyre, kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital dy prej tyre, të cilët janë babë e bir. Por ajo që bie në…