“Vërtetësia e dokumenteve të CIA-s…”/ Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: SHBA po publikon dosjen e Berishës, ja lidhjet e tij me Serbinë dhe Moskën

by donaldi

Juristi Kreshnik Spahiu tha se konfirmon 100% vërtetësinë e raportit të CIA-s, sipas të cilit në vitin ’95, presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

Advertisements

I ftuar në Euronews Albania ai tha se këto dokumente janë të vërteta dhe nuk është rastësi që ato po shfaqen pikërisht tani.

Advertisements

Sipas tij SHBA është duke publikuar dosjen e Berishës të cilat verifikojnë lidhjet e këtij të fundit me Serbinë dhe me Moskën dhe po e bëjnë tani pas zgjedhjeve, pasi ky është një standard që të mos ndërhyjnë në fushatën elektorale.

“Unë jam këtu për të konfirmuar 100% vërtetësinë e dokumenteve të CIA-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë filluar luftën me Sali Berishën. SHBA nuk e ka mbaruar luftën me Berishën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftën e tyre e ashpërsojnë pas zgjedhjeve. Këtë gjë bënë edhe në vitin 2021 kur e shpallën ‘non grata’ 2 javë pas zgjedhjeve.

Advertisements

Këtë gjë po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe këtë herë. Ato kanë një standard, nuk ndërhyjnë në fushatë elektorale dhe nuk ndërmarrin vendime të njëanshme politike para procesit zgjedhor për të respektuar votuesit dhe zgjedhësit. Sot SHBA kanë filluar procedurën e dytë të planit ‘B’ me Sali Berishën për të publikuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë dhe me Moskën”,-tha për Euronews Albania juristi Kreshnik Spahiu.

You may also like