Shkak i përplasjes së dy automjeteve në autostradën Thumanë-Tiranë, ku për pasojë humbi jetën një 60-vjeçar, dyshohen se janë bërë punimet e firmës kontraktuese. Në autostradë raportohet se firma po kryente punime për rikonstruksionin e aksit, që ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
Advertisements
Në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjese e një korsie, e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me iniciale L. F., është përplasur me makinën tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale I. P.. Si pasojë e dëmtimeve drejtuesi i Woklswagen, 60-vjeçari me iniciale L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Advertisements
“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. Burimi Sot.com.al
Advertisements