1 orë para mbylljes së votimit, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 18:00 rezulton se pjesëmarrja ka qenë 41.06 % në rang vendi, më konkretisht 756 693 zgjedhës kanë ushtruar të drejtën e votimit.

Advertisements

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vazhdon të jetë Dibra, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa Qarku me numrin më të ulët të votuesve është Vlora.

Advertisements

Pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët se ajo e vitit 2021, me të njëjtën orë, ku 4 vite më parë raportoheshin 45.48% deri në orën 18:00