Në autostradën Levan-Vlorë janë ende të freskëta gjurmët e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë Kristjan Marku nga Mamurrasi.
Advertisements
Xhama të makinës së thyer që gjenden ende në rrugë, shenja të frenimit në rrugë, si dhe pjesë të makinës anës rrugës.
Advertisements
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar lëvizjen e makinës së autorëve dhe viktimës.
Autorët dyshohen se i kanë zënë pritë, në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës.
Atentatorët që dyshohen se mund të kenë qenë tre persona, kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip Volksvagen Pasat që udhëtonte i riu.
Pasi janë afruar në krahun e djathtë nga ana e pasagjerit, kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 plumba, tre prej të cilave e zunë në trup.
Gjatë rrugës makina që udhëtonte 30-vjecari është përplasur disa herë me trafikndarësen deri sa ka ndaluar.
Marku humbi jetën nga plagët e marra. Në momentin që policia ka mbërritur së bashku me ambulancën, kjo e fundit është larguar sërish pasi 30 vjeçari kishte humbur jetën.
Jo më shumë se 1 km nga vendgjarja më pas u gjet makina e djegur e autorëve. Ndërkohë rreth 10 persona janë pyetur në polici për ngjarjen.
Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa 4 persona, anëtarë të fisit Reçi nga Rrësheni janë shoqëruar në polici, pasi efektivët kanë kryer kontrolle gjatë natës në banesën e kësaj familje.
Ata janë marrë në pyetje në lidhje me krimin, por kanë mohuar të kenë dijeni dhe lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit.
E kaluara kriminale e të riut Marku e ka çuar grupin hetimor drejt pistës së vrasjes për hakmarrje.
I riu është nipi i Martin Bardhit, i vrarë më 26 shtator 2023, edhe ky dyshohet viktimë e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi.
Po në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit në 26 marsin e dy viteve më parë./vizionplus.tv