“14-vjeçarja e diagnostikuar me tumor”/ Mes lotësh, e ëma kërkon ndihmë për ta kuruar jashtë vendit

Historia e 14-vjeçares Afrora, të cilës i është dashur të durojë e të kapërdijë shumë dhimbje e trishtim, përloti studion e “Për shqiptarët”.

Advertisements

Ajo ka përjetuar dhimbje si ajo që i shkaktoi ndarja e prindërve kur ishte aq e vogël, sa nuk e kuptonte dot pse babai nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi me të, me mamin e me motrën e vogël Jerinën.

Advertisements

Trishtim si ai që i është ngjitur nën lëkurë, pse nuk ecën dot si gjithë të tjerët, pse njërën këmbë e ka pak më të shkurtër se tjetrën dhe ka frikë të eci duke çaluar, sepse mund ta shohin vëngërt, ta shajnë e ta bullizojnë….ndaj nëna e saj i vendos një shtresë më shumë tek këpuca, që ecja t’i ekulibrohet disi.

Por ngacmimet ndaj saj kanë vërshuar, edhe pse ka probleme me shikimin dhe i duhet të mbajë syze, edhe pse është ajo vajza e ndrojtur, me flokët ngjyrë gruri, që mbyllet gjithnjë e më shumë në vetvete nga përbuzjet e vazhdueshme të shokëve dhe shoqeve, nga nënqeshjet e fjalët e hidhura.

“Zemra sa s’më dilte nga kraharori kur i ndjeja dhe i dëgjoja çfarë thoshin për mua. Mbyllesha shpeshherë në dhomë, në guckën time, ku ndjehesha më e sigurtë. Izolohesha nga të gjithë dhe vetëm qaja papushim. Nuk e kuptoja dot pse më trajtonin ashtu!? Shihja vetën në pasqyrë dhe pyejsa vetën: po ç’faj kam unë që jam ndryshe!? Ç’faj kam unë që nuk mund të vrapoj, të luaj si gjithë bashkëmoshatarët e mi!? Kjo nuk është zgjedhja ime”, tregon Afrora.

Tani flet në kohën e shkuar për ato përbuzje e pasoja, sepse i duken shqetësimi më i vogël, përballë hallit të madh që e ka zënë. Pas orvatjeve të gjata nëpër spitale, në Kosovë, në Shqipëri e në Beograd, për të kuptuar pse kishte dhimbje koke, marrje mendsh e humbje ekuilibri, mjekët dolën në përfundimin se mund të kishte një masë tumoriale në kokë, në tru. Diagnozë kjo që u hodh poshtë kur e çuan për një tjetër kontroll në Turqi. Prindërit që ishin tmerruar, sikur gjetën pak qetësi nga kjo përgjigje e fundit. Por pas pak kohësh vajza nisi të shfaqë sërish shqetësime: shikim të turbullt, dhimbje gjithnjë e më të forta koke, humbje ekulibri e fuqie, aq sa nuk çohej dot nga krevati, për të shkuar në shkollë.

Orvatjet nëpër spitale, duhej të nisnin edhe një herë nga fillimi. Këtë herë prindërit e saj nuk kishim më asnjë mundësi ekonomike. Shpresa e vetme ishte Fondacioni Firdeus. Diagnoza tashmë është e qartë: Afrora, 14 vjeçare ka tumor. Duhet të niset urgjentisht për kurim jashtë Shqipërisë.

“Po ndjej se brenda kokës kam diçka që po më ha përditë e më shumë. Jam e lodhur, e frikësuar. Shpirtin e kam plagë nga fyerjet dhe përbuzja e shokëve dhe shoqeve të mia. E si të mos mjaftonte kjo, tani duhet të përballem me një betejë edhe më të egër: të jetoj. Jam në lule të moshës, vetëm 14 vjeç. Më ndihmoni të shpëtoj! Do t’i fal të gjithë ata që më kanë bullizuar. Do të jetoj me gëzimin e besimin, se në këtë botë ka edhe njerëz që më duan, që janë gati të më zgjasin dorën që unë të mos iki nga kjo jetë”, shprehet Afrora.