Ndër çiftet më të pëlqyer në publik janë padyshim këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët jo pak herë dashurinë ndaj njëri-tjetrit e shprehin në sy të t1% gjithëve nëpërmjet rrjeteve sociale.
Advertisements
Ditën e sotme këngëtari i njohur ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshorten e tij përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar fjalët më të ëmbla për të, në 17-vjetorin e njohjes së tyre.
Advertisements
“17 vite sot nga dita që u njohëm! Muza ime e përjetshme“, ka shkruar Albani bashkangjitur postimit të tij.
Kujtojmë që Albani dhe Miriami kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2019-të, pas 12 vitesh bashkë.
Ceremonia u mbajt në Maldive, pranë vendit ku Albani i propozi Miriamit nën ujë. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.”
Albani dhe Miriam janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.