Gazetarja dhe psikologia, Laureta Roshi ka treguar më tepër detaje rreth ngjarjes së rëndë ku një 17-vjeçarnë Fier u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Advertisements
Sipas saj ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e klasës ku të dy 17-vjeçarët vazhdonin studimet, ndërsa të pranishme ishin edhe dy mësuese të cilat ndërhynë.
Advertisements
“Nuk është një konflikt i nisur mbrëmjen e kaluar. Ata janë të dy nxënës të të njëjtës klasë. Ka pasur një shkak për këtë që u ka shpëtuar syrit të mësuesve dhe drejtuesve. Ngjarja e sotme në orën 8:00 të mëngjesit, brenda në mjediset e shkollës e në prani të dy mësueseve që kanë ndërhyrë ka tronditur më shumë se dy veta”,-tha ajo.
Roshi tha se sipas informacioneve nga nxënës të tjerë, konflikti ka nisur për shkak të komenteve bullizuese të bëra ndaj autorit të ngjarjes.
“Ky konflikt sipas adoleshentëve që kam takuar në spital, ka nisur për komentet që janë bërë për foton e klasës. Ata janë nxënës të një klase. Shoqëria e personit të dëmtuar ishte në dijeni të këtij konflikti dhe ishin të tronditur që bullizimi ndaj autorit gjeneroi në këtë vepër të rëndë”,-tha gazetarja.