Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi i vuri flakën derës së ish-vjehrrit të motrës së tij.
Advertisements
Policia ka njoftuar se i riu nga Durrësi ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të pallatit si pasojë e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëm në njerëz, por vetëm materiale.
Advertisements
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim vëllain e autorit të kësaj ngjarje. Dyshohet se ai ka kanosur përmes telefonit ish-vjehrrin e motrës dhe i ka bërë presion që të mos kallëzojë në polici.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e përdorura nga 18-vjeçari gjatë krimit dhe një bidon plastik ku mbahej benzina.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.