18-vjeçari shqiptar mik i pandashëm me marokenin, të dy humbën jetën tragjikisht në Itali! Tre të tjerë të plagosur

Dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor në Vignola të Italisë jetonin të dy në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës. Një shoku i tretë, i cili udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Advertisements

Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano. Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeçe, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës.

Advertisements

Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, në një rrgë të drejtë pranë kryqëzimit me via Beslan.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilën ndodheshin pesë djemtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie.

Dinamika është ende duke u konstatuar, por nga gjetjet fillestare duket se nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Djali më i plagosur rëndë, një njëzet vjeçar, aktualisht ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Maggiore në Bolonja. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të stabilizuar gjendjen e tij, prognoza mbetet e rezervuar.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira. Pas disa orësh të kaluar në urgjencën e spitalit Baggiovara, ata u liruan me një prognozë prej 40 ditësh secili.

Bashkia Marano sul Panaro shpreh ngushëllimet për tragjedinë: “Mendimet tona – shkruan administrata bashkiake – shkojnë te të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi që ka marrë jetë të rinjsh. Në këtë moment të madh vuajtje dhe dhimbje, jemi pranë familjeve dhe dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta”.