Gazetarja Aida Topalli komentoi ngjarjen tragjike ku 18-vjeccarja në Lushnjë i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.
Advertisements
Topalli shprehet se dyshohet se ka qenë një video ajo që ka shkaktuar debatet mes saj e të fejuarit e që më pas çoi në vendimin ekstrem të 18-vjeçares.
Advertisements
“Ajo që unë kam të re përtej dëshmisë së nënës së djalit, të të fejuarit të vajzës që ndërroi jetë, është ekzistenca e një videoje, në formën e një audio. Në të nuk ka ndonjë përmbajtje figure të qartë e të madhe brenda.
Kjo video ka shkuar në telefonin e të fejuarit të 18-vjeçares. Në të ajo komunikonte, se në rrugë, se në telefon nuk dihet, me një djalë që kishte ngacmuar më herët 18-vjeçaren.
Dyshohet se kjo video i është dërguar 24-vjeçarit nga shoqëria e vajzës. Videoja ka shkaktuar një sherr dhe një mosmarrëveshje te çifti. Ata kanë pasur një debat 4-5 ditë para se vajza të merrte vendimin drastik”,-tha gazetarja.