Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të mbetet në situatë kritike, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta zgjuar për momentin kanë qenë të pasuksesshme.
Advertisements
Janullatos ka tashmë 19 ditë që ai është shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës.
Advertisements
Kryepeshkopi 95-vjeçar po trajtohet, i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa ditësh dhe që prej atëherë ka qenë duke u mbajtur në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Janullatos u shtrua fillimisht në një spital të Tiranës në 30 dhjetor, por u transportua drejt Athinës më pas për mjekim më të specializuar.