2 efektivë policie gjejnë pistoletë në makinën e shërbimit në Tiranë, dyshimet e para

by editor

Një efektive e patrullës në komisariatin nr.1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar së bashku me kolegun mjetin. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur, brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur.

Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur. Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.

Klan News

Advertisements

You may also like