Pas protestës së opozitës paraditen e sotme para Kuvendit, Ilir Meta përmes një konference për shtyp ka dalë në mbështetje të Rithemelimit dhe Sali Berishës edhe pse vetë nuk iu bashkua protestës në shesh.
Advertisements
Meta deklaroi se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria.
Advertisements
Sipas tij policia është bërë palë me trafikantët dhe është vënë në shërbim të drogës dhe krimit ndërsa shtoi se gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kuvendit, u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve.
“U rrëzua sot kërkesa me debat. Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për krimin, ndërsa policia në shërbim të drogës e krimit. Vetë Rama takon në zyrë e mbështet narkotrafikantët dhe këtë e pohoi vetë krahu i tij i dhjathtë për më shumë se një dekadë. Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës.”
Meta gjithashtu në fjalën e tij theksoi se shumë shpejt kryetari i Bashkisë së Tiranës do të jetë jashtë zyrës së tij.
“Partia e Lirisë është në krye të luftës ndaj regjimit. Shumë shpejt kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do ta shohë bashkinë nga jashtë. PL ka vënë përballë emra, që dinë të luftojnë ndaj këtij regjimi. Partia e Lirisë do vijojë edhe me ritme më të shpejta, sepse është e bindur se kush qëndron në vend, ndryshket.”
Por Ilir Meta nuk la pa përmendur edhe Lulzim Bashën ku e akuzon se premtimi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, e ka kopjuar programin e PL.
“Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në në premtimin e zbritjes së kredisë me 3.000 euro për fëmijën e parë, 6.000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë”.