Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë.
Advertisements
Sipas indeksit që i takon janarit 2025, Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, duke lënë pas Serbinë, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin, Budapestin etj.
Advertisements
Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut.
P.sh. kostot e jetesës në Tiranë janë sa 41.9% e NY. Në Beograd kostot e jetesës janë sa 39.4% e Nju Jorkut, në Podgoricë sa 35%, në Sarajevë 33.5%, në Shkup 31.7% dhe Prishtinë sa 25.3%
Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore.
Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.
Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.
Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.
Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë.
Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork.
Kostot e larta të jetesës në Tiranë në njërën anë kanë si shkak çmimet e larta dhe nga ana tjetër, të ardhura të ulëta për të përballuar blerjen e mallrave e shërbimeve.
Tirana bashkë me qytetin e Ukrainës, Dnipro u renditën më dobët nga të gjitha qytetet e tjera të Europës për indeksin lokal të fuqisë blerëse.
Në Tiranë fuqia blerëse është sa 43.1% e mesatares së Nju Jorkut, ndërkohë që gjysma e qyteteve europiane kanë fuqi blerëse mbi mesataren e NY.
Ndërkohë në Sarajevë, fuqia blerëse është sa 63.1% e NY, në Podgoricë është sa 62.4%, në Shkup 59.8%, Beograd 57.7% dhe në Prishtinë 56.9%
Tirana gjithashtu është më e shtrenjta në Rajon pas Serbisë për çmimet në restorante.
Çmimet në Tiranë janë sa 39.6% e mesatares se NY, ndërsa në Beograd 40.9%, në Podgoricë 34.8%, në Sarajevë 25.1% dhe në Shkup 26.6%.
Prishtina është më e lira me restorante që kanë çmime sa 21.8% e mesatares së Nju Jork./MONITOR