Një 21-vjeçar në Britaninë e Madhe pretendon se u ndalua gabimisht të udhëtonte me një kompani ajrore për shkak të emrit të tij. Rasti i Kieran Harris është publikuar në mediat angleze.
Advertisements
I riu duhej të udhëtonte në Alicante më 25 Maj, dhe prenotimin e kishte bërë që para 1 muaji. Por vetëm 1 ditë para datës së shënuar, ai merr një njoftim nga EasyJet se nuk mund të udhëtonte.
Advertisements
Shkak sipas linjës ajrore ishte një ndëshkim ndaj tij si pasojë e sjelljes që kishte pasur në një udhëtim. Për këtë kishte marr një sanksion 10-vjeçar që të mos udhëtonte me kompaninë në fjalë.
Por 21-vjeçari pretendon se kompania në fjalë e ka ngatërruar me një person që ka të njëjtin emër dhe ditëlindje si ai dhe që është dënuar me 12 javë në burg si pasojë e sjelljes në një fluturim në vitin 2021.
Advertisements
“Shoku im mori email në orën 18:00 një natë para fluturimit duke thënë se kishte një ndalim 10-vjeçar për udhëtim. Isha i hutuar”, tha ai.
Harris tregoi se problemi u zgjidh pasi kompania i kërkoi një foto të pasaportës në mënyrë që të konfirmonte identitetin. Megjithatë kjo procedurë e la prej disa orësh në aeroport. /