24% e familjeve shqiptare në borxh, eksperti: Bankat perceptojnë shumë rrezik në aftësinë paguese të individëve

by editor

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për vrojtimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë i cili sugjeron se aftësia paguese e familjeve është dobësuar përgjatë këtij viti, thotë se kjo gjë ka të bëjë me shtimin e pasigurive në ekonomi.

I ftuar në një studio televizive, Meka deklaroi se janë rritur pasiguritë në ekonomi dhe se pavarësisht se kemi rritje të kredisë, si në biznes dhe familje, kemi rritje të pasigurive.

Advertisements

Sipas tij, bankat lehtësuan kushtet për kredi, por shtrënguan standardet.

“Lehtësimi i kushteve për kredi ka të bëjë me zgjatjen e afateve të kreditimit, por bankat kanë shtrënguar sasinë e kolateralit dhe cilësinë e kolateralit, pasi shihet një rrezik i shtuar në ekonomi.

Advertisements

Kjo lë atë gjurmën e vetë, që çon në atë që thuhet se është përkeqësuar aftësia paguese. Kemi një rritje shumë të vogël të kredisë së pakthyer në kohë.

Bankat e perceptojnë klientin shqiptar me një shkallë më të lartë pasigurie në kthimin në kohë të kredisë.

Advertisements

Banka ka rritur marzhin e rrezikut, përqindjen që i shtohet normës bazë të interesit. Bankat perceptojnë më shumë rrezik në aftësinë paguese të individëve.

Ndërsa 24% e familjeve kanë thënë se kanë një hua për të paguar, kjo shifër nuk është lajm i mirë.

Pasi në logjikën normale të rritjes së ekonomisë, teknikisht rritja ekonomike bëhet përmes kreditit bankar.

Ne kemi rritje ekonomike por nuk kemi rritje të mirëqenies, këto para nuk zbresin në të gjitha shtresat e popullatës.

Kjo rritet me një faktor të rëndësishëm që ka të bëjë me demografinë. Shqiptarët kanë akses të paktë në financë ose mbulime me shërbime financiare.

Janë rritur pagat në ekonomi, kryesisht në administratë, por jo vetëm, pasi nuk është pasqyruar në një situatë më të mirë të pagesave dhe rritjes së kredisë.

Kjo rritje ekonomike nuk është pasqyruar në rritje të mirëqenies, edhe pse në shportën e ekonomisë ka shumë para, por ngelen në pak duar, në shtresat e pasura të popullatës, nuk zbret në shtresat e mesme apo të varfra.

Familjet shqiptare në vend të marrin kredi për shtëpi, po mundohen të mbyllin shpenzimet e përditshme, për të mbuluar rritjen e fortë të çmimeve, se sa për të kryer investime.

Paratë janë përqendruar në ndërtim, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtim.

Kemi pabarazi brenda strukturës ekonomike dhe kjo e vendos ekonominë përballë disa rreziqeve nëse ndodh diçka e papritur, pasi jo të gjithë sektorët e ekonomisë kanë mjaftueshëm për të përballuar likuiditete nga goditje të mundshme.”

You may also like