Një 25-vjeçar, Romario Brunga, u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, në fshatin Balldre të Lezhës, pak orë më parë.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala në një emision televiziv dha detajet e para nga kjo ngjarje e rëndë, duke u shprehur se policia ka dyshime nëse është vetëvrasje apo vrasje dhe do ta përcaktojnë hetimet, pasi të pyeten edhe familjarët.
Advertisements
“Pati një sinjalizim për një person të vrarë me armë zjarri. Policia ka konstatuar se brenda në makinë ndodhej 25-vjeçari Romario Brunga. Besohet për një vetëvrasje se është gjetur i qëlluar dhe një armë brenda.
Janë kqyrur pamjet afër vendit të ngjarjes. Është ngjitur në automjet. Thuhet se ka patur problematika se babai ka braktisur nënën dhe jetonte me një tjetër.
Policia ka dyshime nëse është vetëvrasje apo vrasje. Policia është sinjalizuar për një persona brenda në makinë.
Viktima rezulton pa rekorde kriminale. Hetimet do të përcaktojnë çfarë ka ndodhur, pasi të merren në pyetje familjarët”- tha Lala.