2500 rrënjë kanabis në magazinë, vihen në prangat e autoriteteve 3 shqiptarë në Spanjë

by editor

Policia spanjolle ka arritur të çmontojë një magazinë industriale kushtuar kultivimit të marijuanës në ambjente të mbyllura e cila kishte pothuajse 2500 bimë. Garda civile e Casablanca ka arritur të kryejë me sukses operacionin e koduar `Coveizar` dhe ka arrestuar katër persona të implikuar në krime të dyfishta të trafikut të drogës të cilët ishin anëtarë të një organizate kriminale.

Advertisements

Tre nga katër personat e arrestuar nga policia spanjolle janë me kombësi shqiptare të moshave 23 deri në 33 vjeç. Agjentët zbuluan se brënda objektit ishte një zonë e cila ishte vendosur si vendbanim për 3 personat që ndodheshin brenda në magazinë në momentin e kontrollit. Ky objekt ishte ndërtuar në tre ndarje të parafabrikuara për të strehuar bimët në faza të ndryshme të rritjes, si dhe kishte çdo element të nevojshëm për kultivimin e tyre.

Advertisements

Magazina furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme. Roli i 3 personave që u arrestuan në objekt të cilët ishin të kombësisë shqiptare ishte kujdesi për bimët gjatë 24 orëve të ditës. Pas arrestimit të tre shqiptarëve në objekt, policia spanjolle arriti të arrestonte dhe një burrë me kombësi spanjolle, roli i të cilit ishte furnizimi me produkte të nevojshme për bimët narkotike.

Pas daljes në gjykatë, për katër të arrestuarit u urdhërua qëndrimi i tyre në Qendrën e Burgjeve Zuera. Teksa Garda Civile po vijon hetimet për të përcaktuar destinacionin e lëndës narkotike dhe ekzistencën e personave të tjjerë të përfshirë.

You may also like