31-vjeçarja digjet me benzinë nga ish-bashkëshorti, reagon ministri i Brendshëm: Forcim të mekanizmave të mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo

by editor

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar sot mbi ngjarjen e ndodhur dje pasdite në Korçë, ku ish-bashkëshorti dogji me benzinë një 31-vjeçare.

Advertisements

Ndërsa e konsideron një ngjarje të rëndë, ministri shprehet se do të angazhohet për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si 31-vjeçarja.

Advertisements

Ai gjithashtu fton edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë për luftën ndaj dhunës në familje.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Advertisements

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje”, shkruan ai.

You may also like