34-vjeçari shqiptar bën për spital dy policë italian

by editor

Mësohet se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Advertisements

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka dhunuar punonjësit e policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit. I ru shqiptarë ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Policia përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

You may also like