Një 39-vjeçar në Durrës është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit.
Advertisements
Viktima është identifikuar nga policia si A.R. banues në Krujë.
Advertisements
Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit./tvklan.al