39-vjeçarja shqiptare vdes brenda në Kishë gjatë një funerali varrimi, dy policë të dyshuar për vrasje (EMRI+DETAJE)

by editor

Një 39-vjeçare shqiptare ka vdekur brenda një kishe në Itali, pasi ishte duke marrë pjesë në jë funeral.

Advertisements

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 39-vjeçarja shqiptare Marinela Murati, në 3 nëntor gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, ka humbur toruan dhe pasi ka thirrur ‘Allahu Akber’, ndërsa ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.

Advertisements

Në këtë moment, kanë ndërhyrë dy oficerë, të cilët e kanë ndaluar dhe i kanë vënë prangat.

Pasi është prangisur nga oficerët 39-vjeçarja shqiptare ka humbur ndjenjat. Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq, raportojnë mediat italiane.

Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje.

/AlbEu.com/

You may also like