“40 vjeç fillon jeta”/Rilinda: Ish-burrit i mungonin festat, i dukej se ishte martuar i ri

by editor

Rilinda është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga nëna e saj, Idajetja e cila i kërkon 15 mijë eurot që i ka borxh ish-burri i saj. Gjatë diskutimit të çështjes në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, u shpjegua se ish-çifti i ka marrë 30 mijë euro prindërve. Pas divorcit i cili ka ndodhur në Suedi aty ku edhe jetojnë prej 33 vitesh, pasuria dhe borxhet janë ndarë mes ish-çiftit.

Advertisements

Rilinda thotë se ajo nuk donte të ndahej nga ish-bashkëshorti për hir të 4 fëmijëve. Ata ishin njohur me shkuesi por kishin pasur gjithnjë probleme. Në maj 2020, pasi shlyen një borxh prej 10 mijë eurosh, vetëm një muaj më vonë ai i kërkoi divorcin.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të ndaheshe?

Rilinda: Unë nuk doja të ndahesha për hir të fëmijëve. Fëmijët mbesin as këtej, as andej. Pastaj m’u lut, më erdhi në zyrë tre herë, donte të bashkohej, “nuk ishte siç e mendova”, tha. Në Suedi ne 3 muaj ndenjëm bashkë te e njëjta shtëpi, 3 muaj.

Ardit Gjebrea: Pas divorcit?

Rilinda: Pasi u divorcuam.

Ardit Gjebrea: Po pra, ai kërkoi që të divorcoheni dhe pastaj ai kërkoi këtë gjë, ju 3 muaj ndenjët bashkë.

Rilinda: 3 muaj ndenji derisa gjeti banesën, por akoma fluturonte nëpër ‘party’, i mungonte ajo pjesa që…

Ardit Gjebrea: Liria.

Rilinda: Po. I thashë do bëhesh pishman, do vish të më kërkosh, “jo nuk bëhem”. Më erdhi 3 herë në zyrë, “nuk ishte siç e mendova unë”, tha, mirëpo unë e kisha vendosur që më jo. S’ishte hera e parë. U bë shumë herë.

Rilinda thotë se madje ai kërkonte që të kishte një grua tjetër.

Ardit Gjebrea: Pse donte një tjetër ai?

Rilinda: Kërkonte jo tjetër, por ai donte ‘party’-t që i mungonin, ishte martuar shumë i ri. Edhe unë isha 17 vjeç e gjysmë kur u fejva, 18 vjeçe e gjysmë kur u martova.

Ardit Gjebrea: Sa vite diferencë kishit ju?

Rilinda: 3 vjet. Ishim mirë por ai kishte arritur të bënte më shumë gjëra se unë, si meshkujt që jetojnë këtej. Unë jam rritur në Suedi, ne më ndryshe pak andej.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç u martuat ju?

Rilinda: 19 vjeçe isha unë, ish-burri ishte 23, pa bërë 23.

Ardit Gjebrea: Ishte 22-23 dhe iu duk që meqenëse nuk kishte bërë atë jetën si me thënë deri në 30 vjeç, dëshironte ta bënte.

Rilinda: Filloi t’i mungonte sa po i afrohej 40-ës. Unë i thosha fëmijët more i kemi gati për t’i martuar, 16 vjeç do bënte djali i madh.

Ardit Gjebrea: Kanë një shprehje italianët, kur bëhesh 40 vjeç fillon jeta.

Rilinda: Edhe në Suedi ashtu.

Nëna e Rilindës, Idajetja shton se kur e mori vesh se kërkonte të divorcohej, e grisi letrën. Menjëherë ish-dhëndri, Armendi nisi të reagonte dhe ta cilësonte si pengesë që ai të gjente një tjetër dhe të fillonte jetën e tij, por pas disa javësh kuptoi të kundërtën edhe pse tashmë ishte tepër vonë.

Ardit Gjebrea: Për sa muaj e provoi ai që 40 vjeç fillon jeta dhe pastaj u kthye tek ti?

Rilinda: Sa doli, sa u largua nga shtëpia, 3 muaj ndenjëm bshkë në të njëjtën shtëpi, sa u largua nga shtëpia, nuk shkoi as 2-3 javë më erdhi në zyrë tre herë, menjëherë e kuptoi që…

Ardit Gjebrea: Nuk fillonte jeta 40 vjeç.

Rilinda: As teshat nuk dinte t’i vinte në makinën larëse, “a do vinte të më tregosh si lahen teshat?”/tvklan.al

You may also like