Një 45-vjeçar, i identifikuar si Aleks Ago, është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15 vjeçari në fshatin Poloskë.
Advertisements
Në një intervistë televizive, nënëa e të miturit tregon momentin që mori vesh ngjarjen e rëndë.
Advertisements
Ajo pohoi se ishte i biri i cili i tha se 45-vjeçari i kishte ofruar para dhe e kishte mashtruar që ta merrte nga një lokal në qendër të fshatit në një zonë të veçuar mes pemëve të qershisë.
Nëna tha se Ago tentoi të kryente marrrëdhënie me të birin, por ky i fundit e kishte shtyrë dhe kishte mundur të largohej.
“Unë punoj në rrobaqepsi ka 17 vjet dhe kur kam ardhur nga puna në orën 7, shoh djalin të shoqëruar me një shokun e tij. E pyes ku ishe, por ky po rrinte i trembur dhe nuk fliste, ndërkohë ai djali tjetër i thoshte “fol tregoji nënës ku të kishte çuar ai burri”. Edhe djali tha “do të të tregoj më vonë se tani jam i trembur”. Djali më tha që te dyqani i fshatit, i kishte trokitur në xham dhe i kishte thënë hajde se do të të japë lekë.
Ky i kishte thënë nuk dua lekë, sepse lekë më jep mamai. E kishte gënjyer djalin dhe e kishte çuar poshtë varrezave mes disa qershive dhe kishte kryer veprime me djalin e mitur. I kishte bërë pyetje për marrëdhënie seksuale. E kishte prekur dhe djali nuk e kishte lënë dhe e kishte shtyrë. Kur e shtyu djalit i ra telefoni dhe e mori një shok, aty u largua me vrap”, tha nëna.