Një 46-vjeçar kërcënoi me armë zjarri gruan dhe vajzat e tij mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Me t’u njoftuar për këtë situatë, në shtëpinë e familjes që ndodhej në lagjen “15 Tetori”, zbarkuan forcat e policisë. I gjendur në këto kushte, 46-vjeçari i hipi motorit dhe tentoi që të arratisej, por pa sukses. Me anë të një njoftimi për mediat, policia tha se autori i dyshuar u vu në pranga.
Advertisements
Advertisements
Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori”, tha policia e Vlorës./tvklan.al