Gazetarja Dasara Karaiskaj e ka cilësuar populist Erion Braçen pas deklaratës së këtij të fundit për t’i cilësuar menstruacionet si sëmundje dhe për t’ju mundësuar vajzave dhe grave me cikël raport nga puna.
Advertisements
Në një intervistë televizive ajo sqaroi se ka vajza që e ndjejnë ciklin dy ditë e ka të tjera që mund të bëjnë palestër ndërkohë që janë me perioda sepse s’kanë asnjë shqetësim.
Advertisements
“Për sa kohë as bota nuk e konsideron sëmundje, shkenca nuk thotë që një grua me menstruacione është e sëmurë do të thotë që në kuadër të populizmit që ndonjëherë karakterizon Erionin ka shkuar përpara duke e quajtur dhe sëmundje, kështu që unë filloj që këtu të jem kundër,” – u shpreh Karaiskaj.