5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

Advertisements

Familja Koçi është e përbërë vetëm nga boksierë. Babai Artur Koçi, e ka trashëguar profesionin te dy djemtë e tij, Amar dhe Ahmend, të cilët kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme. Amari është shpallur 5 herë kampion kombëtar, ndërsa Ahmedi 3 herë.

Advertisements

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar si është të merresh me këtë sport dhe si kanë arritur t’ia dalin të gjithë si familje.

“Sporti në përgjithësi është shumë i mirë, shumë edukativ, të mban larg veseve. Unë te boksi kam ngelur. Pasi mbarova ushtrinë, kisha trajnerin tim Skënder Kurtin, i cili ka vdekur tani. Ai më futi te kjo rrugë, më tha që je i mirë. Kam qene 19-20-vjeç. Vonë është, po nqf se je puntor dhe ke vullnet ia del. Po e mira është ta nisësh që i vogël, që 8-vjeç”, u shpreh babai.

“Babi ka qene një shtysë që ka ndikuar te ne. Na ka pas marr me vete gjithmonë, që të vegjël shikonim ndeshjet e të rriturve. Jemi mësuar me ambientet e boksit”, tha ndër të tjera Amari./abcnews.al