Gjykata e Tiranës deklaroi dje fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg.
Advertisements
Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg. Për të tre të akuzuarit aplikohet gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit dhe përfundimisht Alda Klosi do të vuajë 20 muaj burg, Rozeta Dobi 4 vite e 8 muaj, e Havier Dobi mbetën 3.4 burg.
Advertisements
Po kush është Alda Klosi? Alda Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave disa vite më parë dhe deri në korrik të 2022 ka qenë shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.