Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin, duke filluar nga dita e sotme…

by editor

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat I masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Moti do të jetë I qëndrueshëm dhe I kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Advertisements

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.

You may also like