Vodhën shuma parash dhe sende me vlerë në banesa të ndryshme, dy të rinj përfundojnë në prangat e policisë

by editor

Dy persona nga fshati Fiershegan kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjes.

Advertisements

Mësohet se 30-vjeçari me iniciale L.Xh dhe 25-vjeçari me iniciale E.Sh kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë.

Advertisements

Gjithashtu vetëm tre nga këto vjedhje janë zbardhur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Gjatë dy muajve të fundit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë.

3 nga këto vjedhje janë zbardhur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre.

You may also like