“Kishte informacion se do digjej Bashkia”, Gazetari zbulon detaje: Policia gjeti 3 çanta me…

by editor

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth protestës së ditës së djeshme të mbajtur nga opozita.

Advertisements

Ferhati i cili e ndoqi protestën nga terreni tha se policia kishte marrë informacione se do tentohej të digjej bashkia, ndaj edhe masat më të shumta të mara nga policia ishin pikërisht në atë zonë, ndërkohë që në Selinë e Partisë Socialiste, masat e marra ishin minimale.

Advertisements

Sipas Ferhatit policia ka patur fat ditën e djeshme pasi ka arritur të kap në kohë, tre çanta me Molotov të pashpërthyer.

“Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrotimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pas ii ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të palasura. Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës. Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje. Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”

Advertisements

Ferhati u ndal gjithashtu te gabimet që ka bërë policia në këtë protestë.

“Vura re dy gabime të policisë. Gabimi i parë ishte kur policia nuk mori masa për të shmangur një ballafaqim të protestuesve me qytetarët, këtu i referohem momentit ku turma pasi u vendos te kryeministria marshoi në drejtim të unazës dhe u fut te rruga që të çon drejt partisë socialiste apo kryqëzimit të Myslym Shyrit dhe Gjykatës së Lartë. Ai ishte një moment ku kishte frikë edhe nga policia edhe nga protestuesit, pasi mund të kishte konflikt mes qytetarëve që mbetën në trafik dhe protestuesve. Ky është një gabim i policisë, që unë dyshoj se ka qenë i qëllimshëm, sepse informacioni ishte që protesta do ishte e lëvizshme. Momenti i dytë është përdorimi i pakriter, i paarsyeshëm i palogjikshëm i gazit lotsjellës. Aty nuk pati asnjë veprim të dhunshëm, sapo iu afruan protestuesit u lëshua disa herë gaz lotsjellës. Aty kishte qarkullim automjetesh. Një Fëmijë pati problem serioze nga ky gaz”,-tha gazetari.

You may also like