59-vjeçari hedh nga ballkoni ish-partneren pas sherrit

by editor

Një 57-vjeçare është shtyrë nga ballkoni i katit të tretë nga ish- partneri i saj, pas një sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se autori është grek ndërsa gruaja austriake.

Advertisements

Autori i dyshuar 59-vjeçar është arrestuar, ndërsa para efektivëve ka pranuar veprimet e tij.

Ai ka deklaruar se gjatë një momenti tensioni dhe debati me ish-partneren e tij, e ka shtyrë atë me karrigen ku ishin ulur në ballkon, por kangjellat e ballkonit janë thyer, duke bërë që 57-vjeçarja të bjerë nga një lartësi mbi 3 metra.

Advertisements

Ajo është transportuar për në spital, me plagë të rënda në trup.

You may also like