Aktorja amerikane, Priscilla Pointer ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi për vdekjen e artistes është bërë nga vajza e saj, Amy Irving përmes rrjeteve sociale, e cila shkroi se aktorja “ndërroi jetë paqësisht në gjumë në moshën 100-vjeçare.
Advertisements
Pointer ndërroi jetë në një njësi kujdesi në Ridgefield, Connecticut, është shprehur djali i saj, David Irving për The Hollywood Reporter.
Advertisements
Kujtojmë se karriera e saj përshkoi 6 dekada në film e televizion. Në serialin “Dallas” ajo luante rolin e Rebecca Barnes Wentworth, një gruaje të pasur dhe enigmatike derisa në sezonin e 6-të, personazhi i saj humb jetën në një përplasje ajrore.
Në filmin ikonik horror, “Carrie”, ajo luante nënën e Sue Snell, një gjimnaziste, roli i së cilës iu besua vajzës së aktores, Amy. Nënë e bijë luajtën bashkë në filmat “Honeysuckle Rose”, “Acts of Love”, “The Competition” dhe “Micki & Maude”. Ajo u lind më 18 maj 1924 në New York, Pointer pati një karrierë edhe në Broadway. Shumë nga projektet e saj skenike u realizuan nën regjinë e Jules Irving, me të cilin u martua në vitin 1947 dhe bëri tre fëmijë përpara se ai të ndërronte jetë në vitin 1979./CNN