6 milionë euro dhe jo vetëm, ndodh grabitja SPEKTAKOLARE e furgonit!

Policia franceze ka nisur një hetim të thelluar pas një grabitjeje spektakolare të një kamioni të blinduar, e cila ndodhi në Verdun-sur-Garonne, një komunë rreth 40 kilometra larg Toulouse. Furgoni transportonte një ngarkesë me vlerë mbi 6 milionë euro, përfshirë vepra arti dhe lingota ari. Pas grabitjes, autorët e krimit dogjën furgonin për të zhdukur çdo provë. Një grua që pa rastësisht mjetin e dyshimtë në lëvizje, vendosi ta ndiqte dhe filmoi itinerarin e tyre me telefonin e saj. Ajo e dorëzoi videon tek autoritetet, çka ndihmoi hetimin në identifikimin e rrugës së përdorur nga grabitësit.

Advertisements

Kriminelët e ndalën furgonin në një zonë të izoluar dhe shkarkuan vetëm pjesën e ngarkesës që përmbante ar, rreth 3 milionë euro në lingota dhe monedha ari. Ndërkohë, veprat e artit me vlerë mbi 3.5 milionë euro nuk i tërhoqën vëmendjen e tyre. Në vend që t’i merrnin, vendosën t’i digjnin së bashku me furgonin për të zhdukur çdo gjurmë. Policia beson se grabitësit kishin informacion të brendshëm, pasi vepruan me efikasitet dhe kishin dijeni mbi ngarkesën dhe mungesën e mbikëqyrjes. Gendarmeria e Toulouse dhe ekspertët kriminalistikë nga Montauban gjetën kamionin totalisht të djegur.

Advertisements