Ditën e sotme për të folur në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh ishin të ftuar në një emision gazetari Anri Bala dhe deputeti i PD-së në lidhje direkte Luan Baçi.
Advertisements
Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA ka ngritur diskutime dhe pikëpyetje të mëdha në studio.
Advertisements
Ishte moderatorja e programit e cila drejtoi pyetjen deputetit nëse ai kishte dijeni të kësaj kontrate ose të parave më pas gazetari i kthehet duke konfirmuar se çdo anëtar i asaj partije kishte dijeni por çështja ishte se ku janë gjetur paratë që u pagua kjo kontratë.
Moderatorja: Nuredin Seçin nuk e njihni?
Baçi: Jo, s’është e thënë ta njoh
Moderatorja: E dinit ju zoti Baçi që kishte një kontratë lobimi për këtë çështje?
Bala: Sigurisht, e kanë ditur të gjithë përderisa thonin që Berisha do shkojë në Amerikë si do shkojë ai atje? E thanë në mars që zoti berisha do ikë atje, po dje një tjetër zyrtar i PD-së tha që zoti Berisha do shkojë në Amerikë. Kjo është kontrata që do e 7onte zoti berishën në Amerikë, se ishte non-grata nuk ikte dot me asgjë.
Bçi: E morët përgjigjen nga zotëria që është i revoltuar.
Bala: Jam pak se mund t’i kishit shpenzuar më zgjuar ato para se kur vjen puna te vota e diasporës thoni nuk kemi para, kur vjen puna për mbështetësit e partisë Demokratike thoni nuk kemi para kur vjen puna për t’i heq Berishës non-gratën si në Britani të Madhe si në SHBA nuk e keni problem të jepni me miliona dollarë e pastaj thoni mbështetësve tuaj nuk kemi para për të rrëzuar Edi Ramën.