64-vjeçari pas hekurave/ “Ka abuzuar me mbesën, kam prova”, halla tregon detajet: I dërgonte sms te telefoni i gjyshit

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 64-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht.

Advertisements

Sipas policisë, Zenel Rushitaj, ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren. Ka qenë halla e saj ajo që ka rrëfyer detaje nga abuzimi i mbesës sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24. Ajo tha për moderatoren e emisionit Evis Ahmeti se mbesa e saj është abuzuar seksualisht, duke iu referuar dhe rrëfimeve të së miturës.

Advertisements

“Gjithçka u zbulua kur u kontrolluan mesazhet. Ishte gjyshi ai që zbuloi mesazhet. Më pas erdhi një thirrje telefonike nga personi në fjalë. Kishte 3 muaj që ai e kontaktonte vajzën. Kjo përkon dhe me largimin e babait të vajzës. Kjo histori është zhvilluar dhe para 1 viti.

Kur ishte babai këtu, ai qetësohej, nuk e sulmonte vajzën. Nuk jemi të afërt me zotërinë, por fis. Ai është dënuar për vrasje dhe për tentativë për përdhunim me një jo të mitur. Ai njihet për vepra të rënda. Këto ngjarje kanë shumë vite. Nuk ia kemi parë profilet në Fb. Familja e ka përjetuar keq. Janë të gjithë në shok. Babai i vajzës është i shokuar, madje dhe gjyshi i saj. Vajza është në shok psikologjik. Kanë shkuar punonjës social për ta marrë në pyetje. Vajzës i është bërë asnjë analizë nga mjekësia-ligjore. Ne kemi pikëpyetje të mëdha, pasi gjyshit nuk i është dhënë asnjë sqarim dhe të mësojë se pse vajzës nuk i është bërë analiza mjeko-ligjore. Vajza është e shokuar. Nuk e di dimensionin e problemit dhe pasojat. Është ngacmuar seksualisht, përtej prekjes.”, tha halla.

(BalkanWeb)

You may also like