7-vjeçari i diagnostikuar me skoliozë idiopatike/ Nëna thirrje për ndihmë: Shpëtoni Rein!

by editor

Rein Zeneli është një djalë 7-vjeçari, i cili në moshën 5-vjeçare është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë, skoliozë idiopatike (deformim të palcës kurrizore).

Rein duhet t’i nënshtrohet afërsisht 12 operacioneve të shtyllës kurrizore derisa të arrijë adoleshencën.

Konkretisht, ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni çdo 10 muaj deri në moshën 16-18 vjeçare. Ai deri më tani ka bërë 3 operacione.

Operacionet duhet të kryhen në Turqi, pasi ky është spitali më i afërt që mund të sigurojë procedurën e nevojshme dhe kushtojnë afërsisht 7,000 euro (10,225 CAD) për operacion.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë Rein e vogël mund të kontribuoni në këtë adresë të “GoFoundMe”.

Advertisements

https://www.gofundme.com/f/help-rein-receive-his-lifesaving-surgeries?utm_campaign=p_lico+share-sheet&utm_medium=copy_link&utm_source=customer

Apeli vjen nga nëna e Rein, Albana Zeneli e cila kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit të saj.

Advertisements

Në linkun më poshtë gjeni adresën e GoFoundMe.

You may also like