860 Mijë Euro Rroba E Bizhuteri! SPAK Nxjerr Shifrat Marramendëse Të Blerjeve Të Ajola Xoxës

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për çiftin Veliaj.

Advertisements

Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot nga SPAK për arrestimin e Erion Veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, dalin në pah transaksione dhe pagesa marramendëse për rroba dhe bizhuteri.

Advertisements

Konkretisht dyshimet e SPAK janë se Xoxa ka shpenzuar rreth 860 mijë euro për rroba, bizhuteri, etj, për një periudhë katër vjeçare.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”.