Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Palermos, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 9 vjeç.
Advertisements
Hetimet nisën pas denoncimit të mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Palermos, ku nëna kishte dërguar të bijën pasi ankohej për dhimbje barku.
Advertisements
Mjekët më pas i zbuluan disa lëndime të dyshimta vogëlushes. Ata thirrën policinë për të raportuar një rast të mundshëm të dhunës seksuale.
Sipas informacioneve paraprake, prindërit e vajzës janë divorcuar dhe vajza ndonjëherë qëndron në shtëpinë e babait për të fjetur.
Vogëlushja u intervistua edhe nga një psikolog. Prokuroria e Terminit kërkoi zbatimin e masës së sigurisë me burg ndaj 40-vjeçarit.