Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë e kryeqytetit të degës 14 foli edhe për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vendim që sipas Bashës përbën një goditje të rëndë për drejtësinë dhe vret besimin e qytetarëve dhe të rinisë te sistemi i drejtësisë.
Advertisements
“Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë. Për shpresat e shqiptarëve, të rinisë për drejtësi.
Advertisements
Politikanët duhet të jenë subjekt i një kontrolli të thelluar, të plotë të pasurisë që kanë ata dhe familjarët e tyre.
Në këtë mënyrë merret vesh tamam se kush është peng te kush, dhe se kush i sheh interesat e shqiptarëve.
Kufizimi i mandateve është garancia që, edhe një politikan nuk do të abuzojë me pushtetit. Dy mandate me nga katër vite është i mjaftueshëm për të arritur besimin që ka marrë nga qytetarët.”, u shpreh ndër të tjera Basha në këtë takim.