Në mesin e mrekullive më të pazakonta që mund të ekzistojnë mes nesh, ndodhen ngjarje të caktuara që, megjithëse nuk mund të quhen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen tonë.
Advertisements
Shumë prej nesh janë të famshëm për pretendime të ndryshme në lidhje me fenomene paranormale, pavarësisht se a jemi skeptikë apo i besojmë. Për të diskutuar pikërisht mbi këto fenomene paranormale, nëse janë të vërteta dhe nëse bazohen në fakte shkencore, si dhe nëse ka një shpjegim të vërtetë për to, në programin “Rudina” në TV Klan, morën pjesë Alfred Cako, një studiues dhe botues, Flora Xhemani, një gazetare e turizmit, dhe Altin Bogdani, një psikolog, studiues dhe botues.
Advertisements
“Fenomenet paranormale quhen të gjitha ato fenomene që nuk mund të perceptohen me logjikën njerëzore. Dallimi midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve normale lidhet me këtë çka quhet ide racionaliteti dhe ide iracionaliteti. Perceptimi racional lidhet me faktin se ne perceptojmë gjërat përmes shqisave tona dhe gjërat që shqisat nuk i pranojnë, disa njerëz, veçanërisht ata që nuk mendojnë me intuicion, janë të prirur të mos i besojnë këtë lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës,” shprehet Alfred Cako.
“Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrëmbyer UFO-t. Më kanë folur Shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrëmbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell.
Advertisements
Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf. Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.
Megjithatë, këto dukuri kanë qenë objekt i shumë diskutimeve, duke nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Në aspektin shkencor, këto përvoja janë edhe më të vështira për t’u kuptuar. Provat mungojnë, pasi fenomeni paraqitet në kushte kaotike, duke bërë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj, fenomenet e këtij natyre quhen “paranormale”, pasi ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.
Sipas ekspertëve të ftuar, disa eksperienca paranormale mund të shpjegohen lehtësisht bazuar në veprimtarinë e mangët të trurit.