Aksidenti në Tiranë/ Fëmija ndodhej në lokalin e babait, njëra nga makinat u përplas në fasadën e biznesit

by editor

Gazetarja Glidona Daci ka sjellë të tjera detaje rreth aksidentit me pasojë vdekjen në zonën e Bërxullës në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve.

Advertisements

Sipas informacioneve, njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës.

Advertisements

Pikërisht brenda këtij lokali, në pjesën e xhamerisë, aty ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija.

Sipas gazetares Daci, lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

Advertisements

Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit. /tvklan.al

You may also like