Në News 24, u trajtua konflikti i familjes së Kasem Jugut, mes vjehrrit, vjehrrit dhe nuses të dalit të tyre, e cila i akuzon ata për dhunë fizike.
Advertisements
Nusja në fjalë ka blerë në ankand banesën e vjehrrit pas mospagesës së kredisë dhe sekuestrimit nga banka. Tashmë ajo kërkon të jetojë e shkëputur prej prindërve të burrit nën argumentet se ata ushtrojnë dhunë.
Advertisements
Nusja: Nuk është e vërtetë që vjehrra më ka marrë si nuse për djalin. Unë kam qenë 26 dhe ai 22. Ne jemi parë me njëri tjetrin në Elbasan para 9 vitesh, u takuam vetëm një herë dhe atë dit? u shtrua tryeza për tu fejuar. Babi vendosi për mua, s’kam mbështetje ai është mbështetja ime. Kam dashur që të vazhdoja shkollën, ai ishte kismeti, vendosi babai im dhe përfunduam këtu ku jemi.
Atë ditë u pamë atë ditë u vendos gjithçka. Qëndruam 6 muaj në fejesë, edhe kësaj kohe kam pasur shumë probleme me vjehrrin dhe vjehrrën. Ata janë shumë egoist me mua, shajnë, ofendojnë pa lidhje. Unë me shumë vështirësi po kaloj jetën duke thënë pse u gdhi e pse u ngrys. Jemi shumë ngushtë brenda shtëpisë, është e pamundur mes atij konflikti.
Advertisements
As babit si kam treguar për këtë konflikt pasi nuk kam dashur ta shqetësoja. Nuk u divorcova që në fejesë, sepse na vriste opinioni shumë. Djali tjetër, pra kunati im, është martuar dhe është larguar në banesë veç. Kur erdha nuse në atë shtëpi ishim të gjithë bashkë edhe kunati. Me burrin kam marredhënie të mirë, as nuk më shan as më ofendon.
Unë punoj shumë edhe dru çaj si burre, edhe kur punonim të dy ne burre edhe grua ja jepnim lekët vjehrrit sepse ai i menaxhonte dhe mua nuk më plotësonte asnjë dëshirë. Komshia ime më ka mbështetur dhe nuk e kam vjehrrë. Unë kisha sherr në shtëpi dhe merrja fëmijët dhe i çoja te kjo komshija. Unë nuk e kam ditur që këta kishin marr një kredi dhe shtëpia doli në ankand.
Asaj kohe nuk e dija çdo të thotë kredi, por ne na erdhi letra që dilni jashtë, i them burrit që të merrnim vjehrrin dhe vjehrrën se kishin shkuar në Itali. S’kishim ç’të bënim, sepse do vinte të na nxirrte policia. Kur ata nuk ishin në shtëpi unë me bashkëshortin jetonim të qetë.
Vjehrri dhe Vjehrra: Ne këtu kemi ardhur për hall dhe ato video që ju po shfaqni nuk jemi ne, edhe këtë video se kuptoj se kush e ka bërë.
Evis Ahmeti: A jeni ju në atë video zonjë?
Evis Ahmeti: A është mbesa juaj ajo që po thotë “shkoj që tani unë” ?
Vjehrra: Ajo është shtëpia jonë, ajo mbesa jonë ka bërë gabim që ka filmuar
Vjehrri: Kjo është kriminele, kjo është hajdute, nuk e dua më në jetën time, kjo është për te 5, ka mbaruar si njeri për mua. Djali im po të ishte burre ja këpuste frenat.
Evis Ahmeti: A janë fjalët tuaja këto Z.Kasem?
Vjehrri: Po unë jam!Kjo është mafioze moj, është e poshtër.