E shtuna e parë e këtij muaj ka nisur me ngjarje tragjike ku mbetën viktima 3 persona.
Advertisements
Pasditen e sotme në Bërxullë mbeti i vdekur një 7-vjeçar pasi u përplas nga 2 makina.
Viktima ndodhej në lokalin e të atin në momentin kur një makinë u përplas me një tjetër ku për fat të keq përfunduan në ambientet ku po qëndronte fëmija. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.
Advertisements
Po mbrëmjen e sotme një nënë 63-vjeçare u vra nga djali i saj 24-vjeçar. Sipas policisë dyshohet se i riu ka qenë në gjendje depresive. Ndërkohë mësohet se viktima dhe i biri kishin 4 ditë që ishin rikthyer në Shqipëri nga Amerika.
Ndërsa një turiste e cila kishte ardhur për të vizituar Shqipërinë la frymën e fundit në vendin tonë pasi aksidentalisht u rrëzua në trotuar e cila ishte fatale për 83-vjeçare.
Advertisements
Mbrëmjen e sotme ështe regjistruar edhe një aksident në rrugën e Kombit ku mbetën të plagosur 7 persona. Deri më tanni nuk raportohet për viktima.